Trazirë në burgjet e Korfuzit, të burgosurit i vënë flakën dyshekëve, shikoni videon

20/05/2025 10:47

Disa trazira shpërthyen të martën në mëngjes në burgjet e Korfuzit, kur të burgosurit refuzuan të hynin në qelitë e tyre.

Ata madje i vunë flakën dyshekëve, por zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Në vendngjarje u gjetën drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë. Zjarri kishte përfshirë dyshekët dhe disa objekte të tjera, të vënë nga të burgosurit në sektorët E dhe Z.

Grupet e të burgosurve georgjianë dhe shqiptarë, që po mbaheshin në kafazet A dhe Z, ishin ata që nisën incidentet. Sipas informacioneve, ata protestuan për kontrollin e kryer disa ditë më parë në qelitë e tyre, gjatë të cilit u gjetën telefona celularë.

Top Channel