Tabaku me mbi 20 mijë vota në Tiranë, plas sherri brenda PD, kandidatja e listës së hapur: Është si Sudja, votat ia bleu Rama për të poshtëruar Berishën

20/05/2025 11:16

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit.

Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.

Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së.

Statusi i Kalasë:

Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.

Qëllimi:

  1. Për të poshtëruar Berishën;
  2. Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
  3. Për të zgjedhur opozitën që do.

Do ja shohin hajrin shpejt Sudes

E do Rama në krye të PD.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta