Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm gjerman: SHBA-të më të gatshme të vendosin sanksione ndaj Moskës

20/05/2025 15:08

Johann Wadephul, ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se ekziston një “gatishmëri e madhe” në SHBA për të shqyrtuar sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Për sa kohë që presidenti rus, Vladimir Putin nuk është serioz në lidhje me negociatat, shtoi ai, evropianët do të jenë të gatshëm të rrisin masat e vendosura tashmë ndaj Moskës.

Për më tepër, ai tha se presin që SHBA-të të mos tolerojnë faktin që Rusia nuk vendosi një armëpushim të menjëhershëm.

“Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se presim një gjë nga Rusia, një armëpushim të menjëhershëm pa parakushte”, tha ai në një takim me homologët e BE-së në Bruksel.

“Është tronditëse të shohësh që Rusia nuk e ka ndërmarrë këtë hap dhe ne do të duhet të reagojmë. Ne gjithashtu presim që aleatët tanë amerikanë të mos e tolerojnë këtë”, përfundoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta