
Një zëdhënës i OKB-së thotë se është “urgjente” që kamionët e parë me ushqim për foshnje të shpërndahen brenda Gazës, pasi pretendoi se nuk është shpërndarë asnjë ndihmë sot.
Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thotë se kamionët janë brenda Gazës – e cila ka qenë nën një bllokadë ndihmash për 11 javë dhe “është urgjente që të shpërndajmë atë ndihmë pasi kemi nevojë për shumë, shumë më tepër për të kaluar”.
Duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një “operacion të ndërlikuar”, zëdhënësi thotë: “Autoritetet izraelite po na kërkojnë të shkarkojmë furnizimet në anën palestineze të pikës kufitare Kerem Shalom dhe t’i ngarkojmë ato veçmas pasi të sigurojnë aksesin e ekipeve tona nga brenda Rripit të Gazës”, sipas Sky News.
Top Channel