
Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincat Guangdong dhe Guangxi të Kinës jugore gjatë fundjavës vranë të paktën 6 persona, ndërprenë sistemet hekurudhore dhe të energjisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan për përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa pjesë të vendit.
Administrata Meteorologjike e Kinës lëshoi paralajmërime të shumta për reshje të rrëmbyeshme shiu në provincat Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi dhe Guangdong dhe provincën veriperëndimore të Xinjiang nga e diela deri të hënën, siç raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.
Të paktën 10 linja hekurudhore që lidhin qytetin jugor të Shenzhen me qytete të tjera pezulluan shërbimet e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, sipas autoriteteve rajonale hekurudhore.
Më shumë se 620,000 familje në Guangxi janë zhytur në errësirë, sipas mediave kineze. Që nga mëngjesi i sotëm, kompania lokale e energjisë kishte rikthyer energjinë elektrike në rreth 600,000 familje.
Transmetuesi shtetëror CCTV tha se shira priten dhe në ditët në vazhdim në disa zona.
Top Channel