Përballje e fortë brenda PS edhe në Vlorë për votën preferenciale, kush janë dy kandidatët që po ‘luftojnë’ për pak diferencë
19/05/2025 14:58
Vijon numërimi për votën preferenciale për kandidatët në Vlorë.
Duket se brenda PS ka një garë interesante për mandatin e 4 nga lista e hapur .
Klevis Kaso ka deri tani 5006, e pas tij me vetëm pak vota diferencë, vjen Vasil Llajo me 4972 vota. Do të shohim në vijim se cili prej tyre do të marrë mandatin.
Deri më tani janë numëruar 6100 vota nga diaspora, nga 15968 në total.
Top Channel