
19/05 19:01
Nënpresidenti i SHBA-së JD Vance sapo ka folur për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se nëse Rusia nuk është “e gatshme të angazhohet”, atëherë “përfundimisht, SHBA-të duhet të thonë se kjo nuk është lufta jonë”.
Ai shtoi se Vladimir Putin i cili pritet të flasë me Donald Trump në minutat e ardhshme – “nuk duket se di” si të dalë nga lufta.
“E kuptojmë se ka një ngërç të vogël këtu”, u tha ai gazetarëve ndërsa përgatitej të largohej nga Italia pas takimit të tij me Papa Leonen.
“Dhe mendoj se presidenti do t’i thotë presidentit Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?'”
Top Channel