Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 euro në ditë për punë nga shtëpia.

Aplikimi për punë  çoi në zbulimin e një rrjeti prostitucioni online. Bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare nisën investigimin pasi panë këtë njoftim, ku shkruhej se kërkoheshin punëtore për turnin e tretë, me pagesë të lartë dhe orare nate.

Bashkëpunëtorët e Fiks Fare  kontaktuan në numrin e telefonit të lënë në njoftim dhe gjatë bisedës, doli qartë që nuk bëhej fjalë për një punë të zakonshme. Personi që kishte postuar njoftimin kërkonte një punonjëse seksi online që të fliste me klientë të huaj përmes mesazheve, si dhe t’u dërgonte foto e video intime. Ai sqaroi se puna kërkonte ekspozim në kamera dhe pagesa do të bëhej 250 euro nata.

Bashkëpunëtorët ndoqën hapat që iu dhanë, hapën një adresë në Snapchat dhe menjëherë pas kësaj, klientët nisën t’u kërkonin video dhe foto intime. Bashkëpunëtorja e Fiksit dërgoi vetëm foto nga interneti për provë, por në kushte normale puna kërkonte që ajo të shfaqej vetë nudo në kamera.

Orari ishte 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit dhe pagesat bëheshin përmes llogarive bankare dhe agjencive të transferimit të parave.

Fiks Fare arriti të siguronte materiale ku faktonin që kjo ishte një formë prostitucioni online, e cila është e paligjshme dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të mos bien pre e tyre. Faqe te tilla të cilat mashtrojnë dhe shfrytëzojnë vajza të cilat kanë nevojë për një punë, janë të shumta. Ndërkohë për të ushtruar prostitucion sot mjafton një telefon dhe një llogari bankare.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta