
Në një skenë gjigante të ndërtuar në shëtitoren “Lungomare”, pranë “Ujit të Ftohtë” Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik me një koncert festiv,
Ai përmbante të gjithë elementët: duke filluar nga “Miss Summer World”, performanca në kërcim nga bukuroshet nga e gjithë bota si dhe këngë nga emrat më në zë të muzikës vendase si Soni Malaj, Ylli Limani, Kida dhe Ledri Vula. Koncerti në fakt ai ishte parashikuar për tu zhvilluar të premten, por u shty për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Për herën e parë në Vlorë u organizua Miss Summer World. Një kompeticion ku kanë sfiluar 40 vajza nga vende të ndryshme të botës. Fituese u shpall bukuroshja nga Turqia.
Kryetari i bashkisw Vlorë Ermal Dredha ka uruar një sezon të mbarë për pushuesit dhe bizneset.
Aktivitet mbrëmjen e djeshme kanë vijuar deri vonë, ndërsa këtë të diel janë zhvilluar aktivitete të shumta argëtuese dhe sportive.
Top Channel