Varka me vela e Marinës Meksikane përplaset në urën historike të Bruklinit, momenti kur anija thyen direkët e saj

18/05/2025 14:19

Një varkë me vela e Marinës Meksikane u përplas në Urën historike të Bruklinit të shtunën në mbrëmje, duke thyer majën e direkëve të saj.

Dy persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën kur një varkë me vela e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut. Sipas policisë, kapiteni bëri manovër dhe u detyrua të shkonte drejt Urës së Bruklinit.

Në bordin e anijes me vela ndodheshin 277 persona. Pamjet tregojnë direkët gjigantë të anijes që përplasen në urë.

Momenti i përplasjes:

Një banor vendas, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, tha se në zonë shpërtheu paniku. Kishte “shumë britma, disa marinarë ishin varur nga direkët”, tha ai për AFP. Ura e Bruklinit nuk pësoi dëme të konsiderueshme dhe u rihap pas një inspektimi paraprak.

Policia tha se beson që përplasja është shkaktuar nga “probleme mekanike” dhe një ndërprerje e energjisë elektrike.
Asnjë nga pasagjerët “nuk ra në ujë, që do të thotë se nuk ishte e nevojshme të kryheshin operacione shpëtimi”, tha më parë Marina Meksikane në një deklaratë.

Top Channel