
18/05 22:42
Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë.
Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi qytetarët para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të. Sipas policisë, sulmuesi mund të jetë lënduar në fytyrë.
Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.
Top Channel