“Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni
Rusia planifikon të lëshojë një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
Lëshimi do të bëhet nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha agjencia GUR.
Ai shtoi se rrezja e fluturimit për raketën ishte më shumë se 6,200 milje.
“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe frikësojë në mënyrë demonstrative Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, shteti agresor i Rusisë synon të bëjë një lëshim ‘stërvitor dhe luftarak’ të raketës balistike ndërkontinentale RS-24 nga kompleksi Yars”, sipas inteligjencës.
Nuk pati asnjë koment nga Rusia.
Rusia nuk u përgjigjet pyetjeve në lidhje me planet e saj për të testuar raketa bërthamore, detajet e të cilave i klasifikon si sekret ushtarak.
Top Channel