
Kryeministri Edi Rama ka dhënë “Mbështetje për revolucionin digjital”, ai ka propozuar Projekte të rëndësishme, me risi të Inteligjencës Artificiale.
Rama prej kohesh ka nisur disa projekte të rëndësishme duke vënë në shfrytëzim edhe risitë e inteligjencës artificiale,madje ai e përdori atë edhe në fushatën e zgjedhjeve.
Kreu u PS solli risi me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual në platformën e- Albania, ku operatori virtual me modulimin e chat GPT quajtur “Diellza”, ishin aty në kohë reale për të dhënë përgjigjet për aplikuesit.
Rama madje edhe vitin e ri 2025 e uroi duke Publikuar një video të prodhuar me Inteligjencën Artificiale me Ismail Qemalin.
Por tani që zgjedhjet e fundit sollën një nga fitoret më të thella që ka korrur partia socialiste, kur pyet chat GDP se “pse Edi Rama fitoi zgjedhjet e 11 majit 2025?”
Arsyet qe inteligjenca artificiale liston janë këto:
1. Përqendrimi në integrimin në Bashkimin Evropian
2. Pjesëmarrja për herë të parë në zgjedhje e diasporës ku votuan e 191 mijë votues
3. Kritika ndaj opozitës
4. Përvoja dhe stabiliteti politik
Sipas inteligjencës artificiale, Rama dhe qeveria e tij ka ende punë në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë.
Po cilat janë arsyet se sipas inteligjencës artificiale se përse Sali Berisha i humbi zgjedhjet: Përgjigja gjithashtu është e ndarë në katër pika:
1. Koalicioni i gjerë, por i paqëndrueshëm
2. Mungesa e një alternative të re politike.
3. Perceptimi i korrupsionit dhe mungesa e besimit
4. Strategjia e fushatës dhe mesazhi i paqartë
Top Channel