Numërimi i votave të Diasporës në Lezhë, tensione gjatë procesit
17/05/2025 18:32
Me tensione dhe përplasje është shoqëruar numërimi i votave të Diasporës në Lezhë.
Teksa procesi ka përfunduar, momentet e fundit kanë pasur reagime të ashpra nga të dyja palët.
Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e katërt, me një diferencë prej 73 votash.
Socialisti Ulsi Manja ka uruar Partinë Demokratike për fitoren.
Top Channel