Mbyllet numërimi i votave të diasporës në Lezhë, Gjekmarkaj ruan mandatin e 4-t të PD
17/05/2025 19:09
Teksa po numërohet kutia e fundit për qarkun e Lezhës, nga votat e Diasporës, salla është përfshirë nga tensionet.
Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj me 73 vota diferencë në qarkun e Lezhës. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin.
Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve.
Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët.
Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Top Channel