Përplasja me grushte në KZAZ-në e Kasharit, shpallet në kërkim një 40-vjeçar, dyshohet se është përfshirë në konflikt

16/05/2025 10:10

Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në konfliktin në qendrën e numërimit të votave në Kashar.

Dje është vënë në pranë ranga vëzhguesi, i cili që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta