
Kandidati i koalicionit opozitar në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Ai iu drejtua KAS-it ku paraqiti ankesën e tij për manipulim të votave preferenciale.
“Unë, Aulon Kalaja, kandidat i PD – ASHM në qarkun e Durrësit kërkoj të pajisem me pamjet filmike të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Durrës për subjektin politik dhe kandidat. Kërkoj që këto pamje të më vihen në dispozicion sa me parë të jetë e mundur“, është kërkesa e kandidatit.
Anëtarët e KAS i bënë të ditur se ankesa mund të merret në shqyrtim pasi të dalë rezultati përmbledhës nga KQZ, por ndërkohë do t’i vendosen në dispozicion pamjet filmike nga procesi i numërimit të kutive në Krujë dhe qarkun e Durrësit.
Mbrëmë në Top Story në Top Channel, Kalaja tha se i janë vjedhur votat nga kandidatët e tjerë brenda PD-së gjatë procesit të numërimit të votave preferenciale.
“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, deklaroi Kalaja një ditë më parë në Top Story nga Grida Duma.
Top Channel