Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vënë në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora.

Që në nisje të procesit të numërimit të votave të diasporës, PD kërkoi ndarjen e zarfeve që vinin nga Greqi, pasi pretendojnë për manipulim. Votat e ardhura nga Greqia janë lënë për t’u numëruar të fundit.

PD kërkon:

1. Dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo zgjedhës me banim jashtë vendit, i regjistruar në platformën PER:
• është identifikuar me dy dokumente personalisht zarfin,

• është pajisur me kod të sigurisë përmes marrjes dorazi të tij,

• ka firmosur për marrjen e zarfit,

• dhe zarfat janë koduar nga njëjtat identifikimi, dhe

(iv) në rast të mungesës së plotësimit të tre kritereve të mësipërme, zarfi i votuesit joaktiv është kthyer pas në KQZ;

2. Numrin e fletëve të votimit (zarfave) të diasporës të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë. Kërkojmë rakordimin e inventarit të këtyre zarfeve në çdo fazë të procesit: zarfim, dorëzim tek DHL dhe gjendja faktike e tyre sot – të mbështetur me dokumentacion provues të plotë;

3. Numrin e fletëve të votimit të diasporës të vulaosura nga KQZ, por ende të papërdorura (pra, të pashpërndara – përfshirë këtu edhe ato të fondit rezervë);

4. Sasinë e zarface A dhe B të papërdorura dhe vendndodhjen fizike aktuale të tyre;

5. Procesverbalet dhe akt-konstatimet e mbajtura nga administrata e KQZ, që tregojnë saktësisht:

• sa zarfa janë dorëzuar nga KQZ tek DHL,

• sa janë kthyer mbrapsht si zarfa të parregullta për t’u marrë në administrim/shpërndarje nga DHL,

• si dhe ato që janë kthyer nga DHL

FOTO GALERI
1/2

Top Channel