Zbulohet autori i zjarrvënies në banesën e Kryeministrit britanik, 21-vjeçari ukrainas nën akuzë

15/05/2025 21:00

Autoritetet britanike kanë bërë publik identitetin e personit të arrestuar në lidhje me sulmet me zjarrvënies që kanë pasur si shënjestër shtëpinë private të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

I dyshuari është Roman Lavrinoviç, një shtetas ukrainas 21-vjeçar, i cili akuzohet për tre sulme me zjarrvënie me qëllim rrezikimin e jetës, sipas njoftimit të Shërbimit të Prokurorisë britanike.

Lavrinoviç u arrestua në orët e para të mëngjesit të së martës, në një adresë në Sydenham, në juglindje të Londrës. Aktualisht ai po mbahet në një stacion policie në kryeqytet.

I riu pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Westminster ditën e premte.

Ndërkohë, njësitë e antiterrorizmit po hetojnë intensivisht për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarreve si dhe çdo motiv të mundshëm pas këtyre akteve, njoftoi Scotland Yard.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta