Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon një mandat të PS-së, një luftë e vërtetë për çdo votë po zhvillohet brenda zonjave të PS-së në listën e hapur të kryeqytetit.

Partia Socialiste ka marrë 19 mandate në Tiranë, ku 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur.

Sipas Kodit Zgjedhor nga këto shtatë mandate, 2 duhet të jenë gra për të plotësuar kuotat gjinore.

Teksa janë numëruar 913 nga 1282 kuti, rezulton se pesë zonja po luftojnë për dy mandate deputetësh.

Aktualisht Anila Denaj duket më e favorizuar, teksa ka grumbulluar 7468 vota, ndërkohë që në vendin e dytë, në kutitë e fundit të numëruara, është ngjitur Blerina Gjylameti me 5351 vota, ose 82 vota më shumë se Olta Xhaçka .

Në garë gjithashtu, por më pak të favorizuara janë edhe Kejsi Elezi, e cila ka marrë numrin më të madh të votave në Kavajë dhe Etilda Gjonaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta