Shokët e burgut votojnë Metën, kreu i PL fiton me diferencë të thellë në Burgun 313
15/05/2025 12:42
Kreu i PL, Ilir Meta rezulton më i votuari në burgun ‘313’.
Ai ka arritur të marrë 58 vota.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Nga numërimi i votave preferenciale deri më tani ai renditet i katërti në listën e hapur me 4888 vota.
Top Channel