Në Elbasan Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 505 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mila.

Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.

Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)

1 Sara Mila 18626
2 Saimir Hasalla 9361
3 Olsi Komici 9020
4 Aulona Bylykbashi 8315
5 Agron Gaxho 5969

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta