
Kryeministri Keir Starmer ka mbajtur një konferencë të përbashkët mediatike, krah homologut shqiptar Edi Rama.
Ai ka folur për marrëveshjet e arritura me Shqipërinë, të cilat u nënshkruan sot, teksa u ndal tek partneriteti Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.
“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen rreth çështjes së emigrantëve. Ka qenë ulje e konsiderueshme lëvizja e gomoneve. Task forca jonë e përbashkët, kanë përveshur mëngët dhe kanë ecur para, për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ne dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Partneriteti ynë shkon përtej.
Shprehem këtu për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, për të frenuar emigracionin e parregullt. Jam i kënaqur që përpara jush mund të shprehem për bashkëpunimin për shitjen e automjeteve ushtarake. Ky është një moment ku shtetet europiane.
Do të shkoj për të vizituar trupat shqiptare dhe britanike që pop punojnë së bashku. Ne do të vijojmë punë për bashkëpunimin mes trupave, për të ndihmuar Ukrainën në agresionin që po përballet. Me këtë që po bëhet tregojmë se Europa është e bashkuar. Ishte privilegj për mua që kam qenë këtu”, tha Starmer.
Në kuadër të kësaj vizite dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar–Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta” nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme te Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
U nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
Top Channel