“Shqipëria anëtare e BE, pse jo para 2030”, deklarata e fortë e Presidentit të Këshillit Europian me Ramën: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, plotësisht e mundur

15/05/2025 17:00

Antonio Costa Presidenti i Këshillit Europian, ka mbërritur në Tiranë për samititin komunitetit politik europian. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama ata kanë dalë në një konferencë për shtyp.

“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete magjike, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria, pra arritjet e Shqipërisë dita-ditës e sapo të kemi përfunduar procesin, në atë moment Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i bashkimit Europian. Pse jo përpara vitit 2030… Që do të thotë që në rast se Shqipëria do të vijojë me këto rezultate, me të njëjtin ritëm, atëherë është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian përpara vitit 2030. Megjithatë, e gjitha kjo varet nga ecuria juaj. Nëse do të vijoni me të njëjtin ritëm dhe unë jam i sigurt që me këtë mesazh të fortë që kam për qytetarët shqiptarë dhe për ju Edi, për ekipin tuaj, që t’i përgjigjemi të njëjtës pyetje a do të jetë e mundur apo jo, sepse ndoshta pyetja do të jetë që po, unë këtë dëshiroj të dëgjoj që Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti“, tha Costa.

Në një kohë kur opozita po e konteston fuqishëm rezultatin e zgjedhje presidenti i këshillit europian përcolli një mesazh krejt tjetër për ata qe humbën në 11 Maj.

“Rezultati i zgjedhjeve shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kundër korrupsionit dhe reformat. Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme“, u shpreh Costa.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta