Vajza qëllon me thikë babanë pas sherrit në Vlorë
15/05/2025 12:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku vajza ka goditur me thikë babanë.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babanë e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel