KZAZ e diasporës dështon të marrë vendimin për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ
15/05/2025 15:30
Partia Socialiste i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi KZAZ e diasporës dështoi të merrte vendim për zarfet e Greqisë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka siguruar kërkesën e PS ndaj KQZ-së.
Për shkak se koalicioni opozitar ka kërkuar ndarjen e zarfeve të ardhur nga Greqia, KQZ mori vendimin që zarfet të numërohen të fundit.
Në kërkesën e PS thuhet se ‘ka rezultuar se gjatë procesit të numërimit nga Grupet e Numërimit të Votës nga Jashtë janë kontestuar pothuajse 25% e zarfeve B, nga anëtarët e Grupeve të Numërimit, pa asnjë arsye apo për shkak të dukshëm”.
Top Channel