
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipi.
Sipas tij, personat që mbështesin Rakipin kaluan perimetrin e sigurisë, teksa iu drejtuan me tone të larta dhe ofendime.
“Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, u thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij. Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”.
Aktualisht, procesi i numërimit ka rinisur, ndërsa pritet që të futen edhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ.
Top Channel