I dehur në timon përplaset me një motomjet, plagosen dy persona, arrestohet shofer
15/05/2025 10:06
Një aksident ka ndodhur në lagjen Leshaj, Belsh, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale H.Ç, ka qenë në gjendje të dehur teksa është përplasur me motomjetin. Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar.
“Është arrestuar shtetasi H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel