
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar Edi Ramën për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, pak ditë para mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në Tiranë.
“Urime Edi Rama për rizgjedhjen në Shqipëri. Shumë urime!”, shkroi Merz në një mesazh në rrjetet sociale, duke shtuar se mezi pret të takohen për herë të parë në kuadër të samitit të së premtes në kryeqytetin shqiptar.
Në përgjigje të këtij urimi, Kryeministri Rama shprehu falënderime dhe vlerësim për kancelarin gjerman:
“Shumë faleminderit nga zemra, i dashur kancelar, dhe mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam një kujtim shumë pozitiv nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punojmë së bashku – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe për të afruar më shumë shtëpinë tonë të përbashkët europiane.”
Vielen herzlichen Dank, lieber Kanzler, und ich freue mich sehr darauf, Sie morgen in Tirana willkommen zu heißen. Ich habe eine sehr positive Erinnerung an unser erstes Treffen und es wird ein Privileg sein, mit Ihnen zusammenzuarbeiten – um unsere bilateralen Beziehungen weiter… https://t.co/cqSPG7S4er
— Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2025
Vizita e kancelarit Merz në Tiranë është pjesë e takimeve të nivelit të lartë në kuadër të nismës europiane që synon thellimin e bashkëpunimit politik në kontinent, si dhe integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në strukturat e BE-së.
Top Channel