Avioni luftarak rus ‘shkel’ territorin e NATO-s

15/05/2025 10:38

Një avion luftarak rus shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë, ndërsa përpiqej të kontrollonte një anije nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilën Estonia u përpoq ta ndalonte, tha ministri i jashtëm i vendit të Evropës Lindore.

Pasi cisterna e naftës Jaguar që shkonte për në Rusi, e cila u vendos në listën e sanksioneve të Britanisë të premten e kaluar, refuzoi të bashkëpunonte me një përpjekje për të hipur në të, marina estoneze tha se ajo u shoqërua në ujërat ruse.

Anija ishte akuzuar për lundrim të paligjshëm pa flamur.

Federata Ruse dërgoi një avion luftarak për të kontrolluar situatën dhe ky avion luftarak shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë”, tha ministri i jashtëm estonez Margus Tsahkna në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.

Duhet të kuptojmë se Rusia është përpjekur zyrtarisht të lidhet me ‘flotën në hije’ ruse”, tha ai, duke shtuar se Rusia ishte treguar e gatshme ta mbronte atë duke dërguar avionin.

Tsahkna e përshkroi situatën si “shumë serioze“.

Jaguar është një nga më shumë se 100 anijet në “flotën në hije” të Rusisë, një term që vendet perëndimore e përdorin për anijet që akuzojnë Moskën se i vendos për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, të cilat zakonisht janë të parregulluara dhe të pasiguruara nga organizatat e rregullta perëndimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta