
Në Qarkun e Korçës janë numëruar 352 nga 422 kuti për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.
Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe që deri tani në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Për momentin jashtë Kuvendit mbetet deputetja aktuale Enslemvera Zake.
Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Fidel Kreka, ndërsa nuk arrijë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.
Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
Ilirian Pendavinji 8583 vota
Bledi Como 7449 vota
Besa Spaho 5590 vota
Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka 4846.
Top Channel