Vota preferenciale në Korçë, ndryshon emri i deputetit fitues të PD. Mbeten jashtë Spaho dhe Mano. Rezultatet në listën e PS

14/05/2025 18:13

Në Qarkun e Korçës janë numëruar 411 nga 422 kuti për votat preferenciale duke përcaktuar kështu edhe ata që kryesojnë nga PS-ja dhe PD-ja.

Në bazë të votave të marra PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur dhe që deri tani në krye të renditjes janë Ilirian Pendavinji, Bledi Como dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

Për momentin jashtë Kuvendit mbetet deputetja aktuale Enslemvera Zake.

Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Fidel Kreka, ndërsa nuk arrijë të sigurojnë mandatin e deputeti Edmond Spaho dhe Andrea Mano.

Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)

1 Ilirian Pendavinji  9841

2 Bledi çomo             9424

3 Besa Spaho            6371

Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka  5905

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta