
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se mbështetja e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit ishte masivisht për PS.
Klosi komentoi në “Shqipëria Vendos” në Top Channel humbjen e opozitës, ndërsa tha se kjo e fundit ka vetëm një meritë, ndarjen e partisë në katër pjesë.
“Shqiptarët iu përgjigjën masivisht premtimit tonë për integrimin në Bashkimin Europian. Është më e madhe mbështetja në diasporë sesa në Shqipëri. A kemi më pak vota se në vitin 2021, po sepse numri i votuesve është reduktuar. Disa parti të vogla kanë marrë një numër të konsiderueshme votash. Nuk arritën të gjenin dot gjuhën me njëri tjetrën.
Partia Demokratike të vetmin sukses është ndarja e partisë nga një në katër. Para 4 vitesh erdhët si një grup me shumë zëra, kush është zëri që do ju zëvendësoj juve ne grupin e ti parlamentar. Kur humbet përpiqu të hapesh të menaxhosh, ti i largon të gjithë. Fushata ishte skandaloze. Akuzat e Berishës, si u intimidua diaspora”-tha Klosi.
Top Channel