“S’futem në Kuvend pa dy mandate”, a do ta mbajë fjalën Lapaj? Ja si përgjigjet bashkëkryetari i koalicionit, Endri Shabani
14/05/2025 22:54
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet deri më tani ka siguruar një mandat, dhe në Kuvend futet Adriatik Lapaj, ndërsa bashkëkryetari i koalicion Endri Shabani nuk ka arritur që të marrë mandat.
I ftuar sot në maratonën në Top Channel me Grida Dumën, ai tha se me Lapajn ka një pakt që ai që merr më shumë vota futet në Kuvend, e në këtë rast është Lapaj.
Arian Curi i ka rikujtuar nga studio premtimin e Lapajt kur tha se “nëse nuk marrim dy mandfate nuk futem në Kuvend”.
Po a do ta mbajë fjalën Lapaj?
Shabani tha se ende janë në proces numërimi votash për kandidatët, dhe pasi procesi të përfundojë do të ketë një përgjigje për këtë, se mund të ndodhë që SHB të marrë mandatin e dytë.
Top Channel