Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

14/05/2025 12:50
Foto Ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë.

Autori Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar.

Ata u takuan në Tiranë dhe konsumuan darkë dhe ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29 vjeçarja nuk pranoi.

Pa vullnetin e saj ai e çoi në Lushnjë me makinën e tij, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Gjatë rruges vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë.

Kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës së saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta