Pse mbeti Meta jashtë Parlamentit? Ja si përgjigjet Sali Berisha
14/05/2025 14:49
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.
Ai u shpreh se Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu.
Sipas Berishës, ai po mbahet në burg padrejtësisht që prej tetorit të vitit të kaluar.
Berisha: Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik.
Top Channel