“Po kalojmë në një nivel tjetër të marrëdhënieve”/ SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen

14/05/2025 16:32

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, me vlerë 200 miliardë dollarë, dy liderët dhanë një deklaratë për shtyp.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ne po kalojmë në një nivel tjetër të marrëdhënieve midis Katarit dhe Shteteve të Bashkuara“, tha Sheikh Tamim al Thani.

Ndërsa Trump e cilësoi takimin si “disa orë shumë interesante”.

Diskutuam për botën. Diskutuam për Rusinë dhe Ukrainën, ku ju keni qenë një ndihmë e jashtëzakonshme në kaq shumë mënyra të ndryshme. Sigurisht që diskutuam për Iranin, ku ka qenë një situatë vërtet interesante. Kam një ndjesi se do të zgjidhet”, tha Trump.

Lidhur me marrëveshjen e aviacionit të nënshkruar midis dy vendeve, Trump thotë se është porosia më e madhe ndonjëherë e avionëve të tillë, me vlerë mbi 200 miliardë dollarë për 160 avionë Boeing.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta