Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore, sekuestrohen telefona dhe pamje filmike
14/05/2025 14:34
Pas Shkodrës, BKH po zhvillon aksion edhe në Fier.
Janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike, bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në lidhje me krimet zgjedhore.
Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.
Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
Top Channel