“Numëruesit dhe vëzhguesit janë terrorizuar”/ Berisha: Kemi filmime mbi dhunimin masiv të zgjedhjeve, do ua dorëzojmë ndërkombëtarëve

14/05/2025 14:31

Sali Berisha: Në këtë kuadër, dënoj me forcën më të madhe terrorin e policisë ndaj numëruesve e komisonerëve. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina, e gjithë ngjarja është një kurth policesk, i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj aktet e tjera që kanë terrorizuar demokratët, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Ftoj demokratët dhe mbarë opozitën të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, duke kërkuar rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asgjë fuqi nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën në mënyrat më kriminale, do të zhgënjehen më vonë kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe botës shëmtinë e kësaj farse elektorale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta