Në qarkun e Lezhës, KQZ-ja raporton 109 kuti të numëruara nga 245 gjithsej sa i përket votave preferenciale.

PD merr 4 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur. Nga lista e hapur deputetët demokratë që pritet të futen në Kuvend janë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, duke mbetur jashtë ish-deputetja Lindita Metaliaj.
Ndërkohë PS merr 3 mandate, ku në Kuvend futen dy deputetë nga lista e mbyllur, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Nga lista e hapur futet Pranvera Skana.

Lista e PD- 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (listë e mbyllur)
Elda Hoti (listë e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota
Aleksandër Lala 2817 vota

Lista e PS- 3 mandate
Ulsi Manja (listë e mbyllur)
Ermal Pacaj (listë e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta