
14/05 19:21
Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha ka thërritur në selinë blu drejtuesit e qarqeve.
Mësohet se sot në orën 20:30 Berisha do të mbledhë ‘ekipin’, ndërsa ende nuk dihet se cila do jetë lëvizja e radhës.
Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.
I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”.
Top Channel