
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, lideri i Emirateve shprehu urimet e tij të sinqerta, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet gjithnjë në rritje mes dy vendeve.
“Urime të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama (@ediramaal) për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Marrëdhëniet mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillim të mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkroi bin Zayed.
Sincere congratulations to Prime Minister Edi Rama (@ediramaal) on the result of the Albanian parliamentary election. Ties between the UAE and Albania have witnessed strong growth in recent years, and I am confident that together we can continue to expand collaboration and…
— محمد بن زايد (@MohamedBinZayed) May 14, 2025
Ky urim vjen në një moment kur Tirana dhe Abu Dabi po forcojnë gjithnjë e më shumë lidhjet diplomatike, ekonomike dhe investimet dypalëshe.
Top Channel