Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, tre kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.

Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.

E njëjta situate është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.

Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.

BERAT

Ikën Julian Zyla      4598 vota

Vjen Hatixhe Konomi      3366

DURRËS

Ikën Ilir Ndraxhi     3681

Vjen Etleva Budini    1773

KORÇË

Ikën Arian Jaupllari    5022

Vjen Besa Spaho         5012

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta