Vota preferenciale në Berat/ PS nxjerr 3 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm dy të listës së mbyllur (EMRAT)
14/05/2025 07:30
Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 271/275 kuti për votat preferenciale.
Në këtë qark vetëm socialistët kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa PD-ja ka nxjerrë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PS
Ervin Demo (listë e mbyllur)
Enriketa Jaho (listë e mbyllur)
Hysen Buzali 8153 vota
Fadil Nasufi 6241 vota
Hatixhe Konomi 3366 vota
Deputetët e PD
Eno Bozdo (listë e mbyllur)
Zija Ismaili (listë e mbyllur)
Top Channel