
Përfundimisht Diaspora votoi për Edi Ramën është titulli i artikullit që gazeta greke “TA NEA” i kushton fitores së socialistëve duke e konsideruar atë së një triumf në shumicën e “bastioneve” minoritare, në fshatrat e Dropullit, të Sarandës, Finiqit , zonat malore të Himarës ndërsa ka sjellë rezultate të përziera në Sarandë.
Sipas gazetës pas numërimit të më shumë se 45% të votave të 245.000 shtetasve shqiptarë të regjistruar në vendet e huaja, ku të drejtën e votës e ushtruan vetëm 194.000, rezultatet tregojnë fitore të Partisë Socialiste me mbi 65%, çka përkthehet në faktin se vetëm një në tre votues të diasporës (përfshirë edhe shqiptarët e Greqisë) u bind nga fushata elektorale e Sali Berishës, ndërsa dy të tretat zgjodhën t’i japin edhe një shans Edi Ramës ,i cili në fushatë përqendroi mesazhet në forcimin e krenarisë kombëtare të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe premtimit të tij për anëtarësim në BE.
Bazuar në një lexim të parë të rezultateve, mund të thuhet –thekson gazeta – se shqiptarët e Greqisë nuk votuan të ndikuar nga retorika akuzuese e Fredi Belerit ndaj “regjimit Rama”, siç e quan ai, por në bazë të çështjeve individuale dhe familjare që hasin në përditshmëri.
Sipas analistëve, ka mbizotëruar “xhepi” i votuesit të diasporës, si dhe narrativa për “një perspektivë evropiane me ditë më të mira”, e cila ishte shtylla kurrizore e fushatës së Edi Ramës, më shumë sesa çështjet e shtetit ligjor, transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies, në të cilat u përqendruan ata që mbështetën Sali Berishën.
Vetë eurodeputeti i djathtë komentoi rezultatet zgjedhore në zonat e diasporës duke parashikuar se “ditë më të këqija po vijnë për Hellenizmin e Shqipërisë, duke u bazuar në mandatin 12-vjeçar të deritanishëm të kryeministrit shqiptar”.
Edh gazeta “Kathimerini” shkruan se pavarësisht se rezultati siguron stabilitet të brendshëm në vend, ngrihen pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit demokratik pasi pritet të krijohet një boshllëk opozitar dhe të forcohet më tej arrogance e lindur e Ramës, si dhe autoritarizmi I sistemit të tij të pushtetit.
Minoriteti grek del nga kjo përballje i lënduar thekson artikulli dhe ndoshta ka ardhur koha që, pas këtij rezultati të dhimbshëm në kuti, të hapet më në fund një diskutim i ftohtë dhe i sinqertë se ku qëndron faji dhe pse komuniteti grek në Shqipëri po shkon keq e më keq.
Gjithsesi duke lënë pas përplasjet rreth çështjes së Himarës, Athina dhe Tirana – sipas burimeve – po punojnë pa zhurmë për të ngrohur klimën dhe për të zgjidhur çështjet e hapura, me hapin e parë të parashikuar të jetë vizita më 3 qershor në Athinë e ministrit të Jashtëm shqiptar, Igli Hasani- përfundon Kathimerini.
Top Channel