A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

14/05/2025 21:53

Enkelejd Alibeaj komentoi në “Shqipëria Vendos” në Top Channel rezultatet e zgjedhjeve për partitë e vogla.

“Partitë e reja mund të ishin bërë bashkë. Po nuk është kjo arsyeja se pse ke marrë 10 mandate tepër. Keni deformuar sistemin. Hoqët koalicione, bravo ju qoftë, çfarë bërët më 26 korrik. Ai primi i famshëm ju dha 10 mandate.

Edhe mund të ketë faj, por duhet t’i shohim me një lloj dashamirësie. Ua çova kërkesën për t’u bashkuar, kanë pasur nevojë të krijojnë identitetin e tyre. Bashkimi jo medoemos do sillte bashkimin e votave. Më shumë do sillte, por jo aq shumë. Një mandat për një parti që të kushtoj 55 mijë vota, këtu ka rënë sistemi në rrafshin kushtetues. Ky është diskutimi që bëhet për partitë e vogla dhe të reja”-u shpreh Alibeaj.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta