
Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani (ora 20) nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 165 nga 1282 kuti votimi.
PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka rreth 230 vota më shumë se Jorida Tabaku, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend, Agron Shehajn dhe Erald Kaprin, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
PS 7 mandate nga lista e hapur
1 Blendi Gonxhja 5694
2 Fatmir Xhafaj 2514
3 Ornaldo Rakipi 1760
4 Erion Braçe 1689
5 Ervin Hoxha 1645
6 Antonela Dedej 1271
7 Anila Denaj 698
PD 2 mandate nga lista e hapur
1 Ilir Alimehmeti 2005 vota
Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
Agron Shehaj
Erald Kapri
PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
Adriatik Lapaj 461 vota
Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
Redi Muçi
Top Channel