Në qarkun e Dibrës demokratët pësuan një humbje të thellë, duke mos përfituar asnjë mandat nga lista e hapur.

Kështu në Parlament PD-ja do të çojë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.

Nga ana tjetër PS-ja, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Ish-efektivi i Gardës së Republikës në 21 Janar ka marrë 3205 vota nga 20 kuti të numëruara deri tani, duke lënë pas kandidatët e tjerë të listës së hapur.

 

PD 2 mandate nga lista e mbyllur

Xhelal Mziu

Denisa Vata

 

PS 3 mandate

Blendi Klosi (lista e mbyllur)

Alma Selami (lista e mbyllur)

Agron Malaj 3205 vota

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta