
13/05 12:35
Qarku i Korçës ka nisur numërimin për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS ka arritur që të marrë 6 mandate, ndërsa PD 4.
Deri tani për kandidatët e listave të hapura janë numëruar 34 kuti nga 422 të tilla në total.
Në bazë të votave PS do të çojë në kuvend 3 deputetë nga lista e hapur, Ilirian Pendavinjin, Enslemvera Zaken dhe Vinjola Rota.
Ndërkohë PD arrin të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, Kristioano Koçibellin, ndërsa nuk arrin të sigurojë mandatin e deputeti Edmond Spaho.
PS 3 mandate nga lista e hapur:
1 Ilirian Pendavinji 1842
2 Enslemvera Zake 577
3 Vinjola Rota 494
PD 1 mandat nga lista e hapur:
Kristiano Koçibelli 431
Top Channel