Votat e Diasporës/ PS merr kryesimin, socialistët numërojnë mbi 21 mijë vota, ja sa ka grumbulluar PD
13/05/2025 09:00
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 38806 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 21305 vota, e ndjekur nga PD me 10951.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3161 vota, Lëvizja Bashkë 934 vota, Partia Mundësia 1176 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 361 vota.
Top Channel